Xabi Alonso më nuk është trajner i Real Madridit. Këtë e bëri të ditur klubi mbretëror të hënën mbrëma.
Sipas njoftimit, Madridi e Alonso kanë ndarë rrugët me marrëveshje të dyanshme.
“Xabi Alonso do të ketë gjithmonë dashurinë dhe admirimin e të gjithë madridistëve, sepse është një legjendë e Real Madridit dhe ka përfaqësuar në çdo moment vlerat e klubit tonë. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia e tij”, thuhet në komunikate
“Klubi ynë e falënderon Xabi Alonson dhe të gjithë stafin e tij teknik për punën dhe përkushtimin gjatë gjithë kësaj kohe dhe u uron shumë fat në këtë etapë të re të jetës së tyre”, përfundon komunikata.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë