Federata e zvicerane e futbollit, të mërkurën ka konfirmuar se ndeshja mes helvetëve dhe Dardanëve do të luhet në Basel më 5 shtator.
“Ekipi nacional do t’i luajë dy ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës në Basel. Ndeshjet ndaj Kosovës, të premten më 5 shtator, dhe ndaj Sllovenisë, të hënën më 8 shtator, do të zhvillohen nga ora 20:45 në St. Jakob – Park”, thuhet në njoftimin e Federatës së Futbollit të Zvicrës.
Kombëtarja jonë pritet të ketë përkrahje të madh nga tifozët shqiptare pasi në Basel jetojnë një numër i madh i shqiptarëve.
Ndeshja Zvicër-Kosovë do të fillojë në orën 20:45.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së