Albana Tërstena nga Rrjeti shqiptar-gjerman për angazhim politik, DANPE, ka thënë që politikanët serbë në Gjermani vazhdimisht bëjnë lob kundër Kosovës.
“Qëllimi ynë i parë është që ta mbështesim njërin tjetrin dhe ta shtyjmë përpara, p.sh. kur ka kandidime për mandate të ndryshme, kemi anëtarë që janë asamblistë, kemi funksionarë të ndryshëm, kemi pasur anëtarë të thjeshtë, p.sh. Dafina ka qenë kandidate për Bundestagun, apo siç është vëllai im, i cili ka qenë kandidat për Bundestagun, kemi anëtarë të tjerë që kanë kandiduar për mandate të ndryshme, të Republikës, mbipartiake. Duam t’i mbështesim shqiptarët që i kemi”, ka thënë Tërstena në Edicionin Special të Klan Kosovës.
“Por gjithashtu, qëllimi ynë është që të ndikojmë në sistemin e Gjermanisë, si p.sh. t’u tregojmë se kush janë shqiptarët, ku e kanë prejardhjen, çfarë qëllimi e kemi ne”.
DANPE synon të forcojë lobimin e shqiptarëve te gjermanët, duke iu kundërvënë atij serb i cili sipas Tërstenës është shumë i ofrtë.
“Ta tregojmë edhe historinë tonë sepse e vërejmë që lobimi i serbëve është shumë i fortë në Gjermani, dhe tregon histori të shqiptarëve që nuk janë të vërteta”.
The post Zyrtarët shëndetësorë: Të shtënat dhe sulmet izraelite në Gaza vranë 46 palestinezë appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Asfaltimi në “Rrugën A” ndez tensione, disa persona shoqërohen nga policia
Inteligjenca Artificiale rrit papunësinë në të rinjtë shqiptarë me arsim të lartë
U nda nga jeta ish-gjyqtari i futbollit dhe hendbollit Feriz Parllaku