Ish-presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel ka zhvilluar një intervistë në “Inside Albania Podcast” me Alice Taylor ku foli lidhur me marrëdhënien e Kosovës dhe Serbisë dhe rrugës së tyre drejt BE-së.
Sipas tij anëtarësimi në BE është rruga më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve si dhe për uljen e tensioneve.
“Unë me sinqeritet ndjej se mjeti më i fortë është anëtarësimi në BE. Dhe nëse duam që Kosova dhe Serbia te jenë të guximshme në nivel të brendshëm, sepse e di që si në Kosovë, ashtu edhe në Serbi, ekziston nevoja për t’i bindur qytetarët se zgjedhjet që po bëhen janë zgjedhjet më te mira për ta, mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit për ta.
Mendoj se mënyra më e mirë për t’i bindur njerëzit është qё ata udhëheqës dhe ato shoqëri ta kenë ketë perspektive anëtarësimi. Sepse ky anëtarësimi, sipas meje, është mënyra më e mirë për të zbutur tensionet, për të normalizuar marrëdhëniet dhe për të zhvilluar një agjendë më pozitive të orientuar drejt së ardhmes”, u shpreh Michel.



Të tjera
Arrestohet i dyshuari për falsifikim të dokumenteve të pronave të AKP-së
“Të rikthehesh është gjithmonë si të rilindësh”, Rrahmani luajti për herë të parë që nga ndeshja e shtatorit me Zvicrën
Jeni vaksinuar pas infektimit me Covid-19? Mësoni çfarë është “imuniteti mbinjerëzor”