Policia e Kosovës e ka arrestuar një zyrtar korrektues, pasi dyshohet se i ka ndihmuar në arratisje nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë të Veriut serbit Gjorgje Radomiroviq.
Në njoftim bëhet e ditur se i arrestuarit është N.P., 52-vjeç, ku gjatë arrestimit, të njëjtit i është sekuestruar një telefon si provë materiale.
“Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me urdhër të Prokurorit te Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë”.
“Ndërkohë, Policia e Kosovës po vazhdon me veprime të mëtejshme operative për kapjen e personit të arratisur, i cili ende nuk është lokalizuar”, thuhet në njoftim, transmeton KosovaPost.
Tutje, policia apeloi tek qytetarët që kushdo që ka informacione relevante të lajmërojë menjëherë në numrin 192 ose në stacionin më të afërt policor.



Të tjera
Ngrënia e bukës së bardhë çdo ditë, mund të shkatërrojë gjumin tuaj
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Katër arsye pse duhet të hani më shumë hudhra në verë