Një qytetar së bashku me djalin e tij 10-vjeçar, E.D., nga Ferizaj, të cilët kanë dorëzuar një portofol të gjetur në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj.
Sipas njoftimit, në portofol janë gjetur dokumente personale, si dhe 1130 euro, 20 franga zvicerane dhe 130 denarë maqedonas.
Pas verifikimit, policia ka arritur të identifikojë dhe të kontaktojë pronarin, B.B. nga Kaçaniku, i cili është paraqitur menjëherë në stacionin policor dhe ka konfirmuar se të gjitha sendet dhe paratë ishin të paprekura, të cilat i janë kthyer me procesverbal.
“Pronari ka shprehur mirënjohje dhe falënderim të sinqertë ndaj djaloshit dhe familjes së tij për gjestin e ndershëm, si dhe ndaj Policisë së Ferizajt për profesionalizmin dhe bashkëpunimin korrekt.”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon publikisht djaloshin E. D. për këtë veprim human, edukativ dhe shembullor, i cili pasqyron vlera të larta morale, familjare dhe qytetare. Ky gjest është një shembull frymëzues për fëmijët dhe qytetarët tanë mbi ndershmërinë, edukatën dhe përgjegjësinë shoqërore.”, njofton policia.
Të tjera
Sinjal i qartë për Pacollin: “Mos u bë pjesë e lojës së Ramës”
Kelmendi paralajmëron: Kushtetuesja mund të përballet me presione të mëdha politike
Rusia dhe SHBA-ja zhvillojnë bisedime “konstruktive” përpara samitit Putin-Trump në Budapest