Një pjesë e madhe e asfaltit në rrugën “Malush Kosova” në Prishtinë është shembur, duke krijuar një hapësirë të thellë dhe të rrezikshme për qarkullim.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një gropë të përmasave të mëdha, e cila ka dëmtuar dukshëm strukturën e rrugës dhe ka vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pamjet i ka publikuar konsulenti politik, Xhevdet Pozhari.
Lidhur me këtë rast, është tentuar të merret një qëndrim zyrtar nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, por deri më tani nuk ka pasur përgjigje.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë shembje.



Të tjera
Çaji me ananas dhe kanellë për të humbur peshë
Çaji i mollës ndihmon në shërimin e astmës dhe bronkitit
Përfitimet e shumta shëndetësore që marrim nga ullinjtë