Pas krijimit të Qeverisë Kurti 3, ku 16 deputetë të LVV-së janë bërë pjesë e ekzekutivit si ministra, mandatet e tyre në Kuvend do t’i marrin kandidatët e radhës nga lista zgjedhore e partisë.
Këta kandidatë nuk kishin arritur të fitonin ulëse në Parlament sipas rezultateve fillestare, transmeton Klankosova.tv.
LVV aktualisht ka gjithsej 57 deputetë në Kuvend.
Të gjithë kandidatët që do të marrin mandatin janë, Egzon Azemi, Fahrush Rexhepi, Bajram Mavriqi, Luan Aliu, Driton Hyseni, Enver Dugolli, Arijeta Rexhepi, Shqipe Isufi, Afërdita Hajrizi, Ejup Ahmeti, Avdullah Klinaku, Mytaher Haskuka, Bylbyl Sokoli, Ilir Qeriqi, Mimoza Shala dhe Agon Batusha.
Këta deputetë do të zëvendësojnë kryeministrin Albin Kurti dhe 16 ministrat e tjerë që tashmë janë pjesë e kabinetit qeveritar.



Të tjera
Kroacia mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Kosovës
Ambasada e Italisë uron Albulena Haxhiun dhe Albin Kurtin
Rreziqet dhe përfitimet e të rriturit fëmijën si vegan