Në mbledhjen e parë, Qeveria e Kosovës ka proceduar në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026. Kryeministri Albin Kurti bëri të ditur se vlera totale e buxhetit arrin 4 miliardë euro.
“Sot po e riprocedojmë në Kuvend projektligjin për buxhetin e vitit 2026, të cilin e kishim miratuar më 31 tetor të vitit të kaluar. Nga kjo shumë, për komunat e Kosovës janë planifikuar 867 milionë euro”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.
Ai njëherësh tha se ky buxhet përfshin edhe pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, e cila do të fillojë të paguhet sapo ligji të hyjë në fuqi.



Të tjera
5 mënyra si të luftojmë alergjitë
Kurti: Kosova ka nevojë për gjykata normale, jo speciale
Kurti për bashkimin e Osmanit me Abdixhikun: S’duhet ngatërruar dëshirat me fakte