Kuvendi i Kosovës ka lëshuar njoftimin për vazhdimin e seancës konstituive që do të mbahet nesër në ora 11:00.
Kjo do të jetë hera e 19’të që deputetët e zgjedhur mblidhen për ta konstituar përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ky proces ka ngecur te pika e votimit të kryeparlamentarit. VV po këmbëngul në kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu, propozim që nuk po gjen përkrahjen e opozitës.
Njoftimi
Partitë tjera kanë kërkuar që Kurti ta ndërrojë kandidaten, pasi sipas tyre Haxhiu është “figurë përçarëse”.



Të tjera
SHBA dhe Turqia po e armatosin Kosovën
Abdixhiku kopjon Kurtin, por harron të kaluarën e LDK-së
Sheshi “Isa Boletini” shndërrohet në qendër festive për fundvit