Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka ndarë në Ankara sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, Çmimin Ndërkombëtar të Paqes “Ataturk”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Duke folur në ceremoninë e ndarjes së çmimit, Erdogan theksoi se Ankaraja do të vazhdojë të mbështesë nismat për ta bërë OKB-në më gjithëpërfshirëse dhe tha se nuk mund të ketë zhvillim, paqe apo stabilitet pa drejtësi.
Presidenti turk u zotua se vendi i tij do të vazhdojë të punojë me durim dhe vendosmëri pavarësisht përpjekjeve për të minuar shpresat në procesin diplomatik SHBA-Izrael-Iran.



Të tjera
Arsenali luan për finalen e parë pas 20 vjetësh
Çfarë të hani për ngritje humori
Grupi i dytë më i madh në Parlamentin Evropian proteston dhe kërkon pezullimin e paktit BE-Izrael