Në letrën e tij, Presidenti Erdogan ka shprehur besim të plotë se marrëdhëniet miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, do të vazhdojnë të zhvillohen.
Erdogan tha se ka besimin e plotë se marrëdhëniet e shumanshme miqësore mes Turqisë dhe Kosovës, të cilat sipas tij, e marrin fuqinë e tyre nga lidhjet historike, ekonomike, humanitare dhe kulturore, do të vazhdojnë të zhvillohen.
“Ri Marrja e Komandës së KFOR-it këtë vit është një tregues konkret i rëndësisë që i kushtojmë paqes dhe stabilitetit si në Kosovë ashtu edhe në rajon dhe përpjekjeve tona në këtë kontekst”, thuhet në telegramin e urimit të Erdoganit, transmeton Kosova Post.
Osmani e ka falënderuar Erdoganin për urimet e tij, duke thënë se Kosova është falënderuese për mbështetjen që ka marrë nga Turqia deri tash.
“Faleminderit(Në gjuhën turke) president Erdogan për urimet e tua të përzemërta në këtë përvjetor të pavarësisë sonë. Republika jonë e re është mirënjohese për mbështetjen e Turqisë. Populli i Kosovës është falënderues për raportet special me popullin e Turqisë”, ka shkruar Vjosa Osmani.
The post 18 vjetori i shpalljes së pavarësisë/ Erdogan uron Kosovën: Paqe dhe mirëqenie popullit vëllazëror! appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
12 gjëra që çojnë drejt një ndarjeje
Në çfarë ore duhet të flenë fëmijët?
Maska me uthull molle dhe sodë buke: Aknet dhe shenjat hiqen si me magji!