200 euro për persona fizik e 1000 për bizneset, Obiliqi i gjobit ndotësit e ambientit

200 euro për persona fizik e 1000 për bizneset, Obiliqi i gjobit ndotësit e ambientit

Nga 15 shkurti të gjithë ata që e ndotin ambientin në Obiliq, i pret gjoba.

Personat fizik, që ndotin hapësira publike apo zonën para pronës së tyre do të gjobiten me nga 200 euro.

Derisa, çdo biznes apo subjekt afarist që ndot hapësirat publike apo zonën para objektit të tij do të gjobitet me 1 mijë euro.

“Zbatimi i këtij vendimi bëhet nga Inspektorati Komunal”, bëri të ditur kryetari i kësaj komune Halil Thaçi.