Operacioni “Patenta”, sekuestrohen ar*më, 224 fi*shekë, mbi 20 mijë euro, telefona e kompjuterë

21-vjeçari godet me veturë 5 persona në parkun e Vitisë, njëri në gjendje të rëndë

Një person 21-vjeçar ka goditur me veturë pesë persona të cilin ishin duke qëndruar në parkun e Vitisë.

Pesë të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e QKMF-së Viti, dhe pastaj në emergjencën rajonale të Gjilanit.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur për teve1.info zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Tutje, Hashani ka njoftuar se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë me ç’rast është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ai tregoi se si ka ndodhur rasti:

“Policia e Kosovës në Viti ka pranuar një informatë se i dyshuari M. K. SH., (2004) dyshohet se me veturën e tij ‘Opel Insingne’, me tabela 06, derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, devijon rrugën ku fillimisht godet disa karrige në park, dhe më pastaj godet pesë persona M. K. SH, të cilët kishin qenë duke qëndruar aty, me çka u shkakton lëndime trupore. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimit fillestar, dyshohet se, i dyshuari i ka goditur viktimat. I dyshuari dhe viktimat kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor fillimisht në emergjencën QKMF –Viti, e pastaj në Emergjencën rajonale në Gjilan, ku vazhdojnë të trajtohen (sipas raportit të mjekut jashtë rrezikut për jetë), si dhe njëri nga viktimat, i lënduar rëndë, është dërguar në QKUK në Prishtinë për tretman mjekësor”.

Ndërkohë, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hashani bëri të ditur se ky rast është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, konkretisht nga njësitet e hetimeve rajonale në Gjilan.

Ndërkaq, rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”, por që motivet ende nuk dihen.