Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, shtetasja e kërkuar ndërkombëtarisht, Rinesa Raçi, 23 vjeç.
Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh.
Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri.
The post 23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipë appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Luan Krasniqi në mbështetje të Albin Kurtit: Punon dhe vepron për popullin
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara
Valencia interesohet për Aro Muric