Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar 26-vjetorin e themelimit të UÇPMB-së, duke e cilësuar si dëshmi të pathyeshmërisë së shqiptarëve për të mbrojtur vendin dhe identitetin e tyre.
Ai u bashkua me komandant Shefket Musliun dhe bashkëluftëtarë të tjerë në “Kullën e Bashkimit”, ku prezencën e tij e bëri të veçantë edhe Gjeneral Lahi Brahimaj, i cili festonte ditëlindjen.
Haradinaj theksoi se shqiptarët në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë vazhdojnë të ruajnë idealin dhe përkushtimin për të drejtat e tyre, dhe se AAK-ja është e angazhuar për mbrojtjen e tyre.



Të tjera
“Nuk jemi parti që heqim koka” , Hoti: Lidershipi i Rugovës ishte i madh brenda partisë – nuk mund të prodhohet një figurë siç ka qenë ai
Deliu-Kodra me kritika ndaj qeverisjes së VV-së: Kemi pasur një qeveri që skajshmërisht ka abuzuar
Hoti për 28 dhjetorin: Duhet t’i kthehemi vetes – zgjedhjet e fundit ishin goditje për LDK-në