Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se deri më tani janë intervistuar shumica prej 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në pesë komuna të rajonit të Mitrovicës, për manipulim votash në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni, i cili tha se 34 prej tyre janë ndaluar për 48 orë.
Preteni tha po ashtu se të njëjtit dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i votave”.



Të tjera
Hetimet për “vjedhje votash” do zgjerohen edhe në Vushtrri e Skenderaj
Simbol i sakrificës dhe qëndresës
Ademola Lookman transferohet te Atletico Madrid