Policia e Shqipërisë, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Lockdown”, duke goditur një grup kriminal që trafikon armë zjarri nga Kosova drejt Tiranës.
Si rezultat i operacionit janë arrestuar katër persona, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestruar 8 armë (5 pistoleta dhe 3 automatikë), një armë gjahu, krehra, municion luftarak, tri radio, një jelek multifunksional dhe nëntë telefona mobil. Hetimet treguan se armët modifikoheshin dhe magazinoheshin në Selitë përpara shpërndarjes.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë, ndërsa materialet janë dorëzuar për veprime të mëtejshme në Prokurori.



Të tjera
Tri mënyra për ta parandaluar ftohjen dhe gripin këtë dimër
KQZ: 22 parti njoftuan për pjesëmarrje në zgjedhje, 8 për mospjesëmarrje
13 ushqime kundër kapsllëkut