Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani ka shprehur mirënjohje ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për vazhdimin e mbështetjes buxhetore për Luginën e Preshevës me 4 milionë euro për vitin 2026, përcjell KosovaPost.
Ajo tha se kjo rritje vjen si rezultat i kërkesës sonë institucionale, e cila është marrë parasysh dhe është reflektuar në vendimmarrje konkrete.
“Kjo është një dëshmi e partneritetit të qëndrueshëm dhe përkushtimit ndaj shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Falë kësaj mbështetjeje, hapen mundësi të reja zhvillimi në arsim, kulturë, ekonomi dhe ruajtje të identitetit kombëtar.”, ka shkruar ajo.



Të tjera
Vitaminat që duhet t’i merrni pas moshës 40-vjeçare
Shenjat që tregojnë se keni nevojë urgjente të shkëputeni nga puna
Ushqimet e përditshme të cilat mund t’iu shkaktojnë probleme në veshkat tuaja