Askush nuk e di se sa do të zgjasë një lidhje, por ka disa shenja që tregojnë nëse ju do të jetoni të lumtur përgjithmonë apo marrëdhënia juaj është drejt ndarjes përfundimtare.
Sipas studimeve 4 janë faktorët apo zakonet e çifteve që i çojnë ato drejt ndarjes edhe kur kanë disa vite martesë mbi supe.
Kritikat – Kritikat e shpeshta sidomos ato që lidhen me personalitetin janë të dëmshme në një marrëdhënie.
Mospërfillja – Përbuzja, mospërfillja, sarkazma, rrotullimi i syve, imitimi e bëjnë partnerin të ndihet i pavlefshëm në lidhje.
Vetëmbrojtja – Kur dikush në mënyrë të vazhdueshme justifikon gabimet dhe nuk merr përgjegjësi kjo sinjalizon fundin e një lidhje.
Kundërshtimi – Kundërshtimi është një rezultat i kritikave të zgjatura, përbuzjeve dhe mbrojtje të vazhdueshme. Në këtë pikë partneri nuk bën më asnjë përpjekje për të çuar përpara lidhjen.



Të tjera
Sapo mora një mesazh nga Moska, ky është reagimi i Presidentes
Tualetet publike janë vatra infeksioni; këto janë pozicionet e të ulurit që duhet të shmangni
FSK nis ligjërata vetëdijesuese për rrezikun nga mjetet piroteknike