Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka njoftuar se koeficienti për sportistet dhe trajneret femra është rritur për 100 për qind.
Përmes një njoftimi në Facebook, Gashani tha se me këtë vendim është dyfishuar mbështetja për sportistet dhe trajneret femra nga 200 në 400 euro.
“Ky është një hap i rëndësishëm për fuqizimin e grave në sport dhe për krijimin e më shumë mundësive për zhvillim dhe përkushtim në arenën sportive. Sportistet tona kanë sjellë sukseset më të mëdha ndërkombëtare për Kosovën dhe kanë ngritur lart flamurin e vendit. Mbështetja për to, përveç obligim, është edhe investim në suksesin e sportit tonë”, ka theksuar ai.



Të tjera
Nagavci: Përgjegjësia është e qartë, qytetarët do ta japin përgjigjen
Personat e fiksuar pas pastërtisë jetojnë më gjatë
Nga dehidratimi deri tek mishi i kuq, faktorët që mund të shtojnë rrudhat në lëkurën tuaj