Që prej agimit të sotëm, të paktën 40 palestinezë janë vrarë në sulmet izraelite mbi Rripin e Gazës.
Mes tyre, 10 persona të zhvendosur në kampin e refugjatëve Nuseirat dhe 15 të tjerë në qytetin e Gazës. Përveç kësaj, një foshnjë dy muaj e gjysmë, ka ndërruar jetë për shkak të kequshqyerjes dhe mungesës së trajtimit mjekësor në Khan Younis.
Ekipet mjekësore në terren raportojnë se shkatërrimi i infrastrukturës, banesave dhe objekteve publike po pengon seriozisht arritjen e ndihmave dhe shpëtimin e të mbijetuarve të bllokuar nën rrënoja.
Hamas raporton se ka humbur kontaktin me dy pengje izraelite për shkak të operacioneve ushtarake në qytetin e Gazës. Tanke izraelite janë futur më thellë në lagjet Sabra, Tal al-Hawa, Sheikh Radwan dhe Nassr. Parlamenti izraelit (Knesset) ka miratuar paraprakisht një projektligj që parashikon dënimin me vdekje për autorët e akteve të konsideruara si “terrorizëm”.
Në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princi Faisal bin Farhan Al Saud, bëri thirrje për një ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund luftës së Izraelit kundër Gazës.
Që nga tetori 2023, 66,005 palestinezë janë vrarë dhe 168,162 janë plagosur, ndërsa mijëra të tjerë mbeten të varrosur nën rrënoja. Ndërsa, një flotilë me rreth 50 anije, është në fazën përfundimtare të udhëtimit drejt Gazës, me vetëm 399 milje detare të mbetura. Synimi është thyerja e bllokadës izraelite dhe dorëzimi i ndihmave humanitare, sidomos i furnizimeve mjekësore.
Ndërkohë, raportohet se forcat izraelite po përdorin mjete shpërthyese të telekomanduara për të shkatërruar blloqe të tëra banimi, duke shkaktuar dëme masive në infrastrukturë, spitale dhe shkolla publike./rtk
The post 40 të vr*arë brenda ditës në Ga*zë appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Dogana sekuestroi mallra të padeklaruara, substanca narkotike e municion
Qeveria në pikëpyetje: Afati afrohet, shenja për formim mungon
Mediumi luksemburgas: Serbia lëviz në një “litar të hollë” mes Lindjes dhe Perëndimit – Vuçiq rrezikon izolimin e vendit