Policia e Mirditës ka vënë në pranga një 52-vjeçar për zjarrvënie të qëllimshme.
Ai dyshohet se dogji një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte një gomisteri. Sipas Policisë autori është me precedentë të mëparshëm penalë.
Njoftimi i Policisë Mirditë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast”.
Dogji te tregu i qytetit një dyqan me materiale të përdorura dhe tentoi të digjte edhe një gomisteri, falë reagimit të shpejtë e profesional të Policisë, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga një 52-vjeçar.
Autori i dyshuar, me precedent kriminal të mëparshëm, i dënuar më parë për dhunë në familje, goditje për shkak të detyrës ndaj punonjësve të Policisë, dëmtim prone, mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Pas njoftimit të marrë se kishte rënë zjarr në një dyqan me materiale të përdorura, në pronësi të shtetasit Gj. D, dhe se ishin djegur disa goma në gomisterinë e shtetasit A. P., me qëllim djegien e gomisterisë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për zbardhjen e rrethanave të dy rasteve.
Nga veprimet e shpejta të kryera në vendngjarje lindi dyshimi i arsyeshëm se të dy rastet ishin zjarrvënie të qëllimshme.
Në këtë kuadër, në bashkëpunim me Prokurorinë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Fast”.
Si rezultat i reagimit të shpejtë dhe profesional të strukturave të Policisë, në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, i autorit të dyshuar, shtetasit L. V., alias A. V., 52 vjeç, banues në fshatin Ndërfushaz, Mirditë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të dy rasteve të zjarrvënies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)



Të tjera
Burjani: LDK-ja s’po arrin të ndahet prej PDK-së, Kurti nuk mund të jetë gjatë në politikë duke e quajtur veten “babë”
Hetimet për “vjedhje votash” do zgjerohen edhe në Vushtrri e Skenderaj
Simbol i sakrificës dhe qëndresës