Dështimi i 33’të në Kuvend, Kushtetuesja thotë se po i “shqyrton të gjitha aspektet e çështjes”: Njoftojmë me kohë

6 emrat e rekomanduar për votim në Kuvendin e Kosovës për dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Komisioni posaçëm me këtë përbërje: Vigan Qorrolli- kryetar i Komisionit, Arbërie Nagavci- deputete e LVV-së, Arian Tahiri- deputet i PDK-së, Armend Zemaj- deputet i LDK-së, Sllavko Simiq- deputet i LS-së, Besnik Tahiri-deputet  i AAK-së, Artan Asllani- deputet i Grupit Parlamentar muiltietnik, kishte konstatuar se 25 kandidatë i plotësojnë kushtet formale për kandidim.

Po ashtu, pjesë e komisionit ishin Arjeta Sadiku- zëvendëskryesuese e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Safet Hoxha nga Gjykata Kushtetuese.

Avokati i Popullit Naim Qelaj edhe pse ishte anëtar Komisioni, kishte munguar në shqyrtimin e aplikacioneve por edhe atë të intervistimit të kandidatëve.

Kujtojmë se në total kishin aplikuar 25 kandidatë dhe atë: Vigan Rogova, Zahir Qerkini, Besart Belegu, Makfirete Krasniqi, Selman Ymeri, Avdylkader Muçaj, Elton Tota, Benina Kusari, Ramadan Gashi, Rafet Haxhaj, Shabi Idrizi, Shpresa Emra, Valbona Shala-Thaçi, Suzana Gashi, Ardita Haxhnikaj-Demi, Novitet Nezaj, Alban Muriqi, Emine Abdyli-Pozhari, Nazmije Krasniqi- Jusufi, Perparim Kalo, Riza Krasniqi, Flamur Mrasori, Jorida Xhafaj, Islam Sllamniku dhe Bahrie Zaçaj.

Në procesin e intervistimit që u mbajt më 7 dhe 8 prill u paraqitën 22 kandidatë, duke u tërhequr nga gara: Rafet Haxhaj, Nazmije Krasniqi-Jusufi dhe Riza Krasniqi. Në fund, për votim i rekomanduan gjashtë kandidatë.