Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur sot lirimin e Sami Mazrekut, ish-drejtor i Byrosë Kosovare të Sigurimeve.
Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Jeton Maqedonci, i cili bëri të ditur se gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Mazrekut.
Sipas vendimit të gjykatës, pas shqyrtimit të rrethanave të rastit dhe argumenteve të paraqitura nga palët, është konstatuar se nuk ka arsye që masa e paraburgimit të vazhdojë.
Mazreku ishte në paraburgim në kuadër të një rasti që lidhet me periudhën kur ai drejtonte Byronë Kosovare të Sigurimeve, ndërsa procedurat ligjore ndaj tij pritet të vazhdojnë në fazat e tjera të procesit gjyqësor.



Të tjera
Gjërat që nuk duhet t’i bëni para se të flini
Kastrati Group ndez atmosferën në Pejë
Italia dëbon dy diplomatë rusë të akuzuar për spiunazh