Pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka dënuar me 6 muaj burgim Dardan Molliqajn- kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD) lidhur me akuzën për sulm ndaj zyrtarit policor në protestën e PSD-së kundër shtrenjtimit të rrymës në vitin 2022. Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do t’i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 2 mijë euro/
Aktgjykimi u shpall të martën nga gjykatësja Valbonë Fejza.
Fillimisht, Molliqaj u dënua me 6 muaj burgim, por ky dënim me pëlqimin e të akuzuarit do të zëvendësohet me gjobë në shumën prej 2 mijë euro.
Pala e dëmtuar- Valon Braha, për realizimin e kërkesës pasurore juridike u udhëzua në kontest civil.
Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 11 shkurt 2022, Dardan Molliqaj akuzohej se më 29 janar 2022 rreth orës 14:00, në Prishtinë, e ka sulmuar personin zyrtar- tani të dëmtuarin Valon Braha, i cili ka qenë në cilësinë e zyrtarit policor së bashku me kolegët e tij i angazhuar në planin operativ për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si rrjedhojë e protestës së organizuar nga Partia Socialdemokrate (PSD) për shkak të rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorë, si dhe për të penguar hyrjen e protestuesve në objektin e Qeverisë.
Aktakuza thotë se i dëmtuari Braha së bashku me policët e tjerë janë vendosur në hyrje të objektit në fjalë, mirëpo edhe përkundër kësaj i pandehuri së bashku me protestuesit tjerë i kanë shtyrë zyrtarët policorë, me qëllim që të hyjnë në brendi të Qeverisë, kurse të dëmtuarin Valon Braha e ka sulmuar duke e goditur me grushtin e dorës së djathtë në fytyrë, ku si pasojë e kësaj goditje i dëmtuari në fjalë ka pësuar lëndime të lehta trupore në formë të gërvishtjes në regiionin e qafës.
Për këto veprime, i akuzuari Molliqaj ngarkohej me veprën penale “Sulmi ndaj personit zyrtar” nga neni 402, par.3 lidhur me par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Të tjera
Nesër mbahet Konferenca Nacionale “Një komunitet pa varësi”, merr pjesë Kurti
I treguam Katarit, por ishte shumë vonë për ta ndaluar su*lmin
Shqipëria del e dyta pas fitores ndaj Letonisë dhe debaklit të Serbisë nga Anglia