7 shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale – Ekonomia Online

7 shenjat e fshehura që tregojnë se vuani nga hernia diskale

Kur themi hernie diskale me siguri mund t’ju shkojë mendja
tek dhimbja e kurrizit apo mesit megjithëse këto nuk janë të vetmet simptoma të
kësaj sëmundje. Megjithëse nga takat shumë të larta deri tek keq ushqyerja,
dhimbja e mesit mund të ketë një shumësi arsyesh.

Gjithësesi dëmtimet e shtyllës kurrizore shkaktojnë sipmtoma
të ndryshme të cilat ju mund të jeni duke i injoruar.

Hernia diskale është një gjendje pataologjike e shtyllës
kurrizore e ku vertebrat thyhen ose çahen. Kjo sëmundje mund të jetë
shqetësuese dhe të përfshijë të gjithë trupin me dhimbje.

Në këtë artikull ju shpjegojmë disa nga sinjalet më të
zakonshme që vuani nga hernia diskale. Shenjat më të zakonshme që jep hernia
diskale i gjeni të renditura si më poshtë.

Dhimbja  e gjymtyrëve

Për shkak të dëmtimit të diskut në shtyllën kurrizore
dhimbja mund të jetë duke prekur edhe gjymtyrët tuaja.

Kjo varet nga zona ku disku është dëmtuar përgjatë kurrizit
tuaj.

Pra nëse keni dhimbje krahësh me siguri dëmtimi është në
pjesën e sipërme të trupit afët qafës.

E kundërta do të ndodhë me dhimbjen e këmbëve.

Sa më afër mesit dëmtimi aq më shumë dhimbje këmbësh do të
përjetoni.

Ftohja e trupit pjesërisht

Kur dëmtoni shtyllën kurrizore shpeshherë nervat janë të
çekuilibruar dhe simptomat mund të jenë të ndryshme.

Një ndër simptomat jo të drejtpërdrejta të hernies është
edhe ftohja e një pjese të trupit.

Ftohja mund të përfshijë edhe mpirje të zonës së trupit apo
dridhje të saj.

Mpirja  e duarve

Simptomat e hernies diskale nuk përfshijnë vetëm dhimbje,
pasi dëmtimi ka prekur nervat që i përçojnë mesazhe trurit.

Prandaj, nëse keni këtë sëmundje me siguri do të përjetoni
edhe vështirësi në lëvizje nga mpirja dhe ftohja e duarve.

Në rastin e dëmtimit të shtyllës kurrizore në zonën e qafës
mpirja e duarve do të jetë një nga simptomat më të përsëritura.

Dobësim i këmbëve

Sipas të dhënave, dëmtimet e shtyllës kurrizore mund të jenë
gjithashtu duke ju shkaktuar dobësim të këmbëve.

Dëmtimet  e nervave sa
më afër këmbëve të jenë aq më shumë do të shkaktojnë dobësim dhe mos balancim
të tyre.

Dhimbje e këmbëve

Nëse dëmtimi i diskut ndodhet nga zona e mesit e poshtë kjo
do të shkaktojë dhimbje të këmbëve.

Dëmtimet e shtyllës kurrizore në zonën e mesit shkakëtojnë
një gjendje të quajtur nervi shiatik.

Nervi shiatik do të shkaktojë dhimbje të mëdha në këmbët
tuaja duke ju penguar lëvizjen.

Dhimbje kur qeshni apo kolliteni

Megjithëse e qeshura supozohet të jetë ilaçi më i mirë në
rastet e dëmtimeve të shtyllës kurrizore, e qeshura do të kthehet në dhimbje.

E qeshura, kollitjet apo tështimat janë disa nga proçeset që
do t’ju shkaktojnë dhimbje nëse vuani nga hernia diskale.

Dhimbja shtohet kur pushoni

Nëse ngritja e peshave të rënda do t’ju shkaktojë hernien
diskale, qëndrimi pa lëvizur mund të përkeqesojë dhimbjen.

Dhimbja gjatë qëndrimit ulur apo gjatë përkuljes para do të kthehet në një proçes të dhimbshëm nëse vuani nga hernia diskale. /mapo.al