Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me rend dite certifikimin e Listës së Votuesve për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe Kuvendet Komunale.
Gjatë mbledhjes, KQZ certifikoi Listën Votuese, sipas së cilës numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote në këto zgjedhje është 2,069,098 votues.
Sipas listës, 2,025,105 qytetarë do të votojnë në vendvotime brenda Kosovës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.
Në mbledhjen e sotme, anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së, Arianit Elshani, bëri të ditur numrin e vendvotimeve dhe qendrave të votimit për 12 tetorin:
“2,571 vendvotime dhe 910 qendra votimi që është më shumë se sa në zgjedhjet parlamentare që kemi pasur dhe në numrin e qendrave të votimit dhe numrin e vendvotimeve. Po ashtu, në secilën komunë do të kemi nga një qendër votimi që do të kenë disa vendvotime që numri i përgjithshëm i tyre 54 vendvotime që janë për votim me kusht.”, ka thënë Elshani.
Ai gjithashtu bëri të ditur numrin e votuesve brenda dhe jashtë vendit, si dhe të atyre që do të votojnë për herë të parë pas mbushjes së 18-vjeç:
“Numri përfundimtar i listës së votuesve është 2 milionë e 69 mijë e 98 votues. Kjo listë përfshinë dhe personat mbi moshën 18-vjeç më 12 tetor, dhe po ashtu edhe të gjithë personat tjerë që jetojnë jashtë Kosovës dhe ata që jetojnë në Kosovë… Për votim jashtë Kosovës janë 43,933 votues pas verifikimit dhe afatit për kundërshtimin e listës së votuesve, është numri përfundimtar i votuesve që kanë të drejtë të votojnë jashtë vendit. Në bazë të komunave, dhe në bazë të gjinisë dhe grupmoshave të cilën do të përfshihen, pra votues që për herë të parë janë 26 mijë e 799 votues që kanë arritur moshën 18-vjeç pas zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe 10,700 votues që janë për herë të parë për këtë vit aktivizohen në regjistrin civil”, tha ai.
Në këtë mbledhje, KQZ ka miratuar përmbajtjen dhe dizajnin e fletëvotimeve për çdo komunë për Zgjedhjet Lokale 2025.
Të tjera
Policia e Kosovës, simbol i shtetit tonë të pavarur
Policia nuk i la shans kr*imit e te*rrorizmit në veri
S’ka krizë e as kërcënim që e lëkund besimin tuaj ndaj Republikës