Vdes mitrovicasi Leonard Gashi i cili para katër ditësh pësoi një aksident në Strasburg të Francës.
Që nga dita e aksidentit, i riu qëndroi në koma, ndërsa dje si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë.
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se është duke qëndruar në Francë, pranë familjes së Leonardit për ta ndarë dhimbjen me ta.
“Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij.
Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes”, shkroi Bahtiri.



Të tjera
Muja autorizon pagesën e subvencioneve të mbetura për vitin 2025
Silva bëhet realist para lojës së kthimit me Realin
Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?