Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.
Gazeta ka zbuluar ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar, i cili punonte në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita dhe është mbushur përplot me policë.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën edhe Policia e Prishtinës, e cila ka treguar se ngjarja ka ndodh sonte rreth orës 19:20, në rrugën “Ismet Krasniqi” në Prishtinë.
“Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person e dyshuara: -N.M. femër”, njofton Policia.
Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.
Por, aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë rast.



Të tjera
Qeveria miraton pakon “Inflacioni 2.0”, nga 100 euro për pensionistët, sektorin privat, fëmijët e studentët, rriten edhe shtesat për lehonat
Rriten shtesat për lehona nga 325 euro në 500 euro
Disa këshilla për të pasur një lëkurë pa akne