Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Qëndrim Kryeziu ka thënë se nëse deri në vitin 2028 nuk përfundon infrastruktura sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare, që janë ngjarjet më të rëndësishme të garave olimpike, shteti ynë do ta humbasë statusin e vendit mirëpritës për këtë kampionat me karakter ndërkombëtar sportiv.
Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Kryeziu ka shkruar se 250 milionë euro së paku duhet të investohen në kompletimin e infrastrukturës së plotë, që të mos e humbim këtë shans historik.
Postimi i tij i plotë:
Kosovën shumë shpejt mund ta godasë një lajm i kobshëm. Nëse deri në vitin 2028 nuk përfundon infrastruktura sportive për organizimin e Lojërave Mesdhetare, që janë ngjarjet më të rëndësishme të garave olimpike, shteti ynë do ta humbasë statusin e vendit mirëpritës për këtë kampionat me karakter ndërkombëtar sportiv.
Derisa koha po kalon, nuk është hedhur asnjë kaci në ndërtimin e fshatit olimpik, ku parashihet ndërtimi i një stadiumi të ri dhe infrastrukturës tjetër sportive. Ndërkohë, edhe lokacioni i paraparë për ndërtimin e stadiumit nacional në Drenas ka mbetur djerrinë. Kurse Pallatin e Rinisë, brenda të cilit duhet të mbahen lojërat e mbyllura, po e gërryen koha.
250 milionë euro së paku duhet të investohen në kompletimin e infrastrukturës së plotë, që të mos e humbim këtë shans historik. Por me këtë Qeveri që i ka shpenzuar kot mbi 20 miliardë, as që ka shpresa se do të bëhet realitet ky projekt.
Që të mos ua vrasim të ardhmen të rinjve, më 7 qershor e kemi obligim ta dërgojmë në shtëpi njëherë e përgjithmonë këtë Qeveri. Kjo datë është shansi i fundit që e kemi në dispozicion për të mos e humbur këtë mundësi të artë. Historia ka dëshmuar se nuk ka asnjë parti politike në Kosovë që ka bërë më shumë për sportin.



Të tjera
Haxhiu takon drejtorin e AKI-së, diskutohen zhvillimet e sigurisë
Vuçiq hapur ndërhyn në zgjedhjet e Kosovës, bën thirrje për votimin e Listës Serbe dhe flet për presione ndaj serbëve në Kosovë
Vetitë kuruese të kombinimit të çokollatës së zezë dhe bajameve