Dramat në jetën e këngëtarit Blero, duket se nuk kanë të ndalur.
Pasi foli ditë më parë për dhimbjen për largimin e ish-të dashurës, artisti ka vendosur të shprehë ndjenjat e tij në një mënyrë krejtësisht të veçantë.
Në postimin e tij të mëparshëm, Blero zbuloi se prej që nuk është më me të dashurën e tij, të cilën e quan ‘bebi’, nuk ka mundur të gjejë paqe.
“S’po më hahet buka prej që ti ke ik, nuk po kam gjumë duke të parë natë për natë në ëndrra të mia, nuk po shoh motiv pa ty”.
E tashmë, Blero ka vendosur të qetësojë fansat e tij në një mënyrë krejt të papritur: duke bërë një tatuazh.
Artisti zgjodhi të bëjë tatuazh një figurë të fast food-it, përkatësisht një hamburger, patate të skuqura dhe një pije, një zgjedhje që ka nxitur kuriozitetin e ndjekësve të tij.


Të tjera
Ukraina pranon se Rusia ka hyrë në rajonin kyç të Dnipropetrovskut
Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende
Iz*raeli pretendon se su*lmi i tij që vr*au 5 gazetarë në Ga*za ishte për të “goditur kamerën”