Bilall Sherifi nga NISMA Socialdemokratike ka bërë të ditur se ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi nga Haga ka shprehur ngushëllime për vdekjen e akademikut, Rexhep Qosja.
Krasniqi, në letrën që e ka publikuar Sherifi, ka thënë se jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj. Kjo humbje e rëndë na ka prekur thellë edhe neve, prandaj ndajmë me ju pikëllimin në këto çaste të vështira! Jeta dhe vepra e tij do të mbeten dritë udhërrëfyese dhe kujtim i paharruar për të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan. Ai do të jetojë përherë në kujtesën dhe respektin tonë dhe të kombit”, ka thënë Krasniqi, sipas Sherifit.
Më tej, Krasniqi citohet të ketë thënë se edhe pse larg e të privuar nga liria, “dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë”.
“Edhe pse larg jush dhe të privuar nga liria prej vitesh, dhimbja juaj është edhe dhimbja jonë. Nga muret e heshtura të Hagës, ju dërgojmë përqafimet tona më të sinqerta dhe qëndrojmë pranë jush me zemër e shpirt”.
“Urojmë që të gjeni forcë në kujtimet dhe në dashurinë që ai la pas! I përjetshëm qoftë kujtimi i tij. Bashkudhëtarët e z. Rexhep Qosja në rrugëtimin për realizimin e aspiratave tona të ligjshme kombëtare”, është shprehur Krasniqi, sipas letrës që e ka publikuar Bilall Sherifi.



Të tjera
Presidenti kroat Millanoviq: Kroacia nuk ka armiq përveç Serbisë, BE-ja po shndërrohet në projekt lu*fte
Arr*estohet një person i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar
Shenjat se ke rënë “qetësisht” në depresion