Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, ka komentuar largimin e avokatit të Kadri Veseli, Ben Emmerson.
Ky i fundit dyshohet se është larguar për shkaqe financiare. Kjo ka bërë që Berisha të ashpërsoi gjuhen ndaj Qeverisë Kurti.
Duke përmendur shpenzimet e mëdha të qeverisë për naftë, ai ka thënë se kjo qeveri qëllimshëm nuk ndan buxhet për mbrojtjen e ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë.
“Brenda 3 viteve, Albini rreth 30 milion € i ka ka bër “rrush e kumbulla” për naftë duke u shetitur me xhipa të zi nëpër Kosovë e 31 milion € për eksursione me aeroplan, kurse hijenave të regjimit nuk ju pengon, ndêrsa Kosova sipas logjikës së tyre të sëmur, çenka fikën që 4 milion € e paska paguar avokatin e Kadri Veselit! Ne e kuptojm se Serbia në Kosovë ka lën shumë mbeturina “kopila” që me kundërmimin e tyre po infektojn edhe një pjesë të “miletit”, mirpo nuk po i kuptoj disa tê ashtuqujtur intelektual që po bien viktima të propagandës që ju serviron regjimi përmes komiteteve të veta”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.
Sipas tij, kjo është një tradhti që po i bëhet UÇK-së.
“UÇK-së dhe njezit e saj nuk është hera e parë që po tradhëtohen dhe po ju biet thikë pas shpine, ajo është quajtuar terroriste dhe dorë e zgjatur e Serbisë që në aksionet e para, ajo ka metuar e vetmuar kur shumê “patriota” i kanë hekur mjekrat për së thati-pa sapun dhe janë veshur me “dimija” e fustana të grave për me ikën në Stankovecë-Bllacë, mirpo asnjëher nuk është dorzuar, edhe kësaj radhe nuk do të dorzohet”, ka shkruar ai.



Të tjera
Këto ushqime janë ideale për funksionimin optimal të trurit
Dy arsye pse ndiheni gjithmonë të lodhur, edhe pse keni fjetur shumë
Hoffenheim kërkon 50 milionë euro për Fisnik Asllanin