Teleanalisti dhe anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka akuzuar rëndë ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier se “mori anë, hapur dhe ekskluzivisht” në betejën zgjedhore që po vjen në Kosovë, përkatësisht në fushatën zgjedhore që po shpalohet për zgjedhjet parlamentare në shkurt të vitit të ardhshëm.
Duke iu referuar Hovenierit, në atë që, sipas tij, ky i fundit u “pozicionua” elektoralisht.
Mendoj që kjo vizitë (e William Burns) do t’i japë fund kurtheve të diplomatëve si ky Hovenier, për t’u pozicionuar në betejën elektorale që po vjen. Deklarata e Hovenier ishte eksluzivisht anim i hapur në betejën elektorale në Kosovë”, tha Ramabadaj në një media të Shqipërisë me emrin “5 pyetjet AL”.



Të tjera
Higjiena e tepërt e dëmshme për fëmijët
Malisheva dhe Drita ndahen baraz 1-1 në një ndeshje të fortë në Liman Gegaj
Witkoff takon ndërmjetësuesit për fazën e dytë të planit paqes në Gaza