Përcaktimi i “virgjërisë” ishte një nga shërbimet institucioneve shëndetësore deri në vitin 2007.
Në çmimore rezultonte se një ekzaminim i tillë kushtonte 25 euro, ku kjo është ende në fuqi.
Juristja nga Shqipëria, Nertila Haxhiu është shprehur se nga një gjë e tillë, i vije turp.
Ndër të tjera, në Kosova Today të Klan Kosova, ajo thotë se një gjë e tillë është diskriminuese, sipas OBSH-së.
“Jo vetëm që më vjen keq, por më vjen turp, jashtëzakonisht turp që mes shqiptarëve të diskutohen tema të tilla, që na japin shkak, edhe institucionet që të arrijmë në këto debate. Të gjitha burojnë nga ligji, jemi vende demokratike, e sigurisht që kjo po ndodh edhe në Shqipëri. Po bëj tani një krahasim të dhimbshëm, në Shqipëri po varen çarçafët, ndërsa në Kosovë paska certifikata që me 25 euro e merr vesh a je i ndershëm apo i pandershëm”, tha Haxhiu.
“OBSH-ja ka thënë se këto certifikata janë diskriminuese”.



Të tjera
Dënohen me 75 vjet bu*rg pesë të akuzuarit për 400 kilogramë kok@inë
Çmimet e gazit natyror arrijnë nivel rekord në BE pas su*lmeve të Iranit në Katar
Kombëtarja U19 publikon listën e futbollistëve