Cristiano Ronaldo u bë lojtari më i moshuar në një ndeshje të Kupës së Botës, duke vendosur një tjetër rekord në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Megjithatë, mbrëmja nuk përfundoi siç do ta kishte dëshiruar ylli portugez, pasi Portugalia u ndal në një barazim 1-1 përballë Kongos, transmeton Klankosova.tv.
41-vjeçari u duk i zhgënjyer dhe i irrituar gjatë sfidës, teksa Portugalia, pavarësisht përbërjes së mbushur me yje, nuk arriti të merrte më shumë se një pikë ndaj një kundërshtari që po rikthehej në skenën botërore pas 52 vitesh mungesë.
Madje, përmes rrjeteve sociale, Ronaldo e shprehu haptas zhgënjimin e tij.
“Jo fillimi që donim, por kjo është larg nga fundi. Kokën lart”, ka shkruar ai.



Të tjera
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?
Momenti emocional i babait të Luis Diaz bëhet viral gjatë Kupës së Botës
Anglia shkruan histori pas fitores ndaj Kroacisë, vendos rekord në ndeshjet hapëse të Botërorit