Deputeti I PDK-së, Hisen Berisha, e ka akuzuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se bashkë me Serbinë e kanë në agjendë zhbërjen e shtetit të Kosovës.
“… agjendë me Beogradin, siç është agjendë për zhbërjen e shtetit të Kosovës, dhe ndarjen tash me Asociacionin. Nëse e shohim joshjen që po bën, është për efekt elektoral. Besoj që qytetarët janë të mençur ta shohin këtë”, tha ai.
Tutje Berisha tha se në zgjedhjet e ardhshme partia e tij do ta ketë shumë të lehtë ta mposhtë VV-në.
“Gjë më të lehtë se për t’u përgatitur për këto zgjedhje për opozitën nuk ka, nuk ka nevojë për fushatë… ka qenë e vështirë zgjedhjet e kaluara, sepse s’ke pas çka me thënë, s’ke pas indeks krahasus të llojit të qeverisjes, e ke marrë në rrënojë dhe e ke ndërtu deri këtu. Tash kemi indeks krahasimi, veç e merr Albin Kurtin e lëshon, ai i jep gjithë zotimet, ja qet listën knej cila është kry”, tha ai.



Të tjera
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi