Për Dritëro Arifin është e habitshme se si Albin Kurti po vazhdon të kundërshtojë i pashqetësuar partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, si në rastin e hapjes së urës së Ibrit.
“Befasohem me SHBA, kur një superfuqi lejon një vend kaq të vogël që të kundërshtojë politikat gjeopolitike perëndimore, është tepër e çuditshme”, tha Arifi.
“Do të kisha thënë 1 për Kurtin, 0 për CIA-n. Sepse CIA ishte këtu para një jave dhe Kurti i dha një “shuplakë” CIA-s.
Arifi shtoi se këto do të jenë deklarimet e fundit. “Nuk besoj se do të ketë më deklarime se po dalin komik dhe të pafuqishëm nëse ka vetëm deklarime. Sot, e pamë një veprim, që nuk pati paralajmërim. Për herë të parë KFOR-it nuk paralajmëroi për një ushtrim. Kjo është shenjë e tregimit të forcës dhe fuqisë, politike e ushtarake dhe besoj që nëse qeveria vazhdon me këto veprime do të ketë masa të paparalajmëruara. Nuk besoj se do të ketë më paralajmërime sepse i bie që fuqia e SHBA-së është zero atëherë”.
Arifit shtoi se Kosova është e pavarur për shkak se Perëndimi ka dashur ta bëjë të pavarur. Por, sipas tij, politika e jashtme përveç interesave kërkon edhe balancë, prandaj Perëndimi kërkon ta fusë Serbinë nën ombrellën e saj dhe të NATO-s. “Vendet e vogla janë të destinuara të dështojnë nëse nuk kanë një vëlla të madh”, tha Arifi.
“Interesat ekonomike të Perëndimit janë që Serbia të bëhet pjesë e Perëndimit. E di që sot mund të duket e paimagjinueshme, por herët a vonë do të ndodhë. Çdo marrëveshje që nënshkruan Serbia me Perëndimin e largon edhe më shumë nga ndikimi rus dhe kinez”.



Të tjera
Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, përkundër që gjykimi ka përfunduar
Shqiptarja Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në kufirin Kosovë-Mali i Zi