Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka vlerësuar se zgjidhja për Urën e Ibrit s’gjendet në veprimet e kadetëve policor, por në tavolinat e Bruskelit.
Sipas tij, vetëm kështu mund të ndalen dramat e përditshme policore.
“E vërteta e zhveshur është se ura e Ibrit nuk është vetëm një strukturë fizike që zgjidhjen e gjen në veprimet e kadetëve policor të instrumentalizuar nga politika, por në tavolinat e Brukselit. Atje ku duhet të shtyhet fuqishëm çështja e ripërcaktimit të kufijve nëse nuk duam dramë të përditshme policore, e probleme socio-ekonomike të vazhdueshme”, ka shkruar Molliqaj në rrjetin social ‘Facebook’.
Nga këndvështrimi i tij ura është kthyer si kufi i brendshëm.
“Dështimi i këtij eksperimenti nuk është veç testim, është kthim mbrapa. Sepse bashkë me të sot e kemi prishjen e raporteve me aleatët, kemi draft më të keq për asociacionin, dhe nënvizimin e ri për urën. Pra problemi qenka politik, e jo i rendit e ligjit, jo i kokëfortësisë së liderëve”, ka thënë Molliqaj, teksa shton se se veriu s’ka qenë asnjëherë çështje guximi apo kokëfortësie.
“Politika nuk është garë kush po e mbanë më gjatë frymën. Edhe me statusquo edhe me asociacion telashet për Kosovën veç sa nisin”.



Të tjera
Zbardhni dhëmbët vetëm me lëvore të bananes
Nga fidanët te dronët, Muja prezanton masa të reja për mbrojtjen e pyjeve
Shkaqet shëndetësore pse keni gjithmonë vapë