Darwin Nunez përgatitet për rikthimin e madh në Evropë – Ekonomia Online

Darwin Nunez përgatitet për rikthimin e madh në Evropë

Darwin Nunez dëshiron të largohet nga Al Hilal dhe të rikthehet në futbollin evropian.

Sipas mediave angleze, sulmuesi uruguaian po negocion prishjen e kontratës së tij për t’u transferuar si lojtar i lirë.

Klubi më i interesuar është Newcastle United, që e sheh si zëvendësues ideal pas largimit të Alexander Isak. Trajneri Eddie Howe beson se stili i Nunez përshtatet perfekt me ritmin e skuadrës në Premier League.