Këngëtarja Adele ka refuzuar një ofertë marramendëse për koncert, që kap vlerën e 200 milionë dollarë.
Ndër të tjera, Adele duhej të performonte edhe në kazinon e famshme të Macau, shfaqje të ngjashme me ato që kishte në Las Vegas me emrin “Weekends with Adele”.
“Kishte shumë oferta, por ajo i refuzoi të gjitha sepse dëshiron të jetë në shtëpi me fëmijën e saj. Marrëveshja kineze vuri miliona dollarë në tryezë, por në fund ajo nuk donte ta bënte. Ajo vendos fëmijën, partnerin dhe veten e saj në radhë të parë”, theksoi një burim i afërt me këngëtaren.
Çdo koncert i Adeles thuhet se kushton 500 mijë dollarë.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI