Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore në prag të zgjedhjeve që do të mbahen nesër.

Gjatë fjalimit të tij, Kurti tha se mijëra bashkatdhetarë kanë pritur me orë të tëra për të ushtruar të drejtën e votës, duke e cilësuar këtë si dëshmi të pjesëmarrjes së lartë të diasporës në procesin zgjedhor dhe duke shtuar se “kjo verë dallon” nga proceset e kaluara.

Ai tha gjithashtu se “populli ynë me ne në qeveri ka verë nga dera çdo herë”, duke theksuar, sipas tij, rezultatet e qeverisjes aktuale.

Kurti përshëndeti edhe bashkëkryetarët e subjekteve politike nga Maqedonia e Veriut, duke kërkuar mbështetje për listën e tij në zgjedhje dhe duke thënë se “nesër, ashtu si votoni 116, duhet t’i votoni edhe 10 të tjerë”.