Një turist lituanez prej dy ditësh është zhdukur në alpet e Shqipërisë. Shtetasi në fjalë ka qëndruar në një bujtinë në Valbonë e më pas është larguar pa bërë asnjë njoftim.
Turisti dyshohet se është nisur në drejtim të Thethit dhe që prej 6 shtatori nuk ka asnjë informacion për të.
Ekipet e kërkim-shpëtimit të Kosovës dhe Shqipërisë sot në mëngjes kanë nisur një aksion të përbashkët për gjetjen e tij. Kërkimet po përqendrohen në shtegun Valbonë – Theth.



Të tjera
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Libri qetëson më shumë se gjumi
KFOR: Ushtarë çekë, moldavë dhe italianë patrullojnë për siguri dhe lëvizje të lirë në Kosova