Një sulm me laser ndaj pilotit të helikopterit të KFOR-it dyshohet të ketë ndodhur dje.
Media raporton se bazuar në dyshimet e para, dikush ka kryer sulm duke ia vendosur laserin pilotit të helikopterit, gjatë kryerjes së detyrës.
Sipas këtij raportimi, akoma nuk dihet nëse është zbuluar personi i dyshuar në këtë rast dhe cilat janë rrethanat e tjera.
Bëhet e ditur se në konsultim me Prokurorin e Shtetit, kanë nisur hetimet në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”.
Po ashtu, media ka tentuar të kontaktojë me prokurorinë, por ende nuk ka marrë ndonjë informacion në lidhje me këtë rast.



Të tjera
Teprica e vitaminës C nxit formimin e gurëve në veshka
Mungesa e këtyre vitaminave sjell këto lloj sëmundjesh
Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet