Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet

Tërnava në urimin për Kurban Bajramin bën thirrje për unitet

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava në urimin e festës së Kurban Bajramit ka bërë thirrje për përgjegjësi, unitet e shpresë.

Tek sa ka folur për situatën politike dhe ekonomike në vend, Tërnava ka thënë se festa e Kurban Bajramit është thirrje për reflektim.

“Në realitetin politik dhe ekonomik që po kalon vendi ynë, kjo festë na fton të reflektojmë për më shumë përgjegjësi, unitet dhe shpresë. Le të jetë Bajrami një moment afrimi mes njerëzve, tejkalim i ndasive dhe forcimi i besimit”, ka thënë Tërnava, i cili poashtu ka bërë thirrje për një fushatë zgjedhore të qetë.

Tërnava poashtu ka bërë thirrje për ruajtje të traditave e forcim të familjes.

“Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë t’i ruajmë traditat tona më të mira, ta forcojmë familjen si themel të shoqërisë dhe ta kultivojmë respektin, dashurinë dhe kujdesin për njëri-tjetrin. Bajrami është festë që bashkon gjenerata, hap dyert e zemrës dhe rikthen vlerat e mirësisë, faljes dhe mirëkuptimit”, thuhet ndër të tjera në urimin e Tërnavës.