Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje gjatë mesditës në Obiliq, ku një person i moshuar derisa po qëndronte në një kafiteri, nuk është ndjerë mirë dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Mirëpo, me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipet mjekësore kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku në vendin e ngjarjes përveç ekipit mjekësor nga QMF-ja në Obiliq, kanë dalë edhe njësitet policore të cilët tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.
Derisa shkaqet e vdekjes së të moshuarit ende nuk dihen, Policia ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.



Të tjera
Ushqimet që nuk duhet të ngrohen në mikrovalë
Mancini i gatshëm të pranojë pagë të vogël, për të marrë drejtimin e Italisë
Paraja apo pasioni, cila na motivon më shumë?