Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje gjatë mesditës në Obiliq, ku një person i moshuar derisa po qëndronte në një kafiteri, nuk është ndjerë mirë dhe ka pasur nevojë për ndihmë mjekësore.
Mirëpo, me të arritur në vendin e ngjarjes, ekipet mjekësore kanë konstatuar se viktima është pa shenja jete.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00, ku në vendin e ngjarjes përveç ekipit mjekësor nga QMF-ja në Obiliq, kanë dalë edhe njësitet policore të cilët tashmë kanë nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.
Derisa shkaqet e vdekjes së të moshuarit ende nuk dihen, Policia ka bërë të ditur se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion.



Të tjera
Ambasada e ShBA-së në Shqipëri iu kërkon qytetarëve amerikanë që të shmangin protestën
Kërkesë për paraburgim ndaj 11 të dyshuarve për manipulim votash
Nga dhimbja e luftës te suksesi në SHBA, rrugëtimi i jashtëzakonshëm i Teuta Elshanit