Toni Kroos është pensionuar nga futbolli aktiv dhe nuk do të luajë më për Real Madridin.
Finalja e Ligës së Kampionëve ndaj Borussia Dortmund ishte e fundit për Kroos, me mesfushorin që do të luajë edhe në Kampionatin Evropian me Gjermaninë para se t’i varë këpucët në gozhdë.
Reali ka gjetur tanimë zëvendësuesin e gjermanit dhe atë sërish në Bayern Munich, njësoj siç vepruan me Kroos.
Bisedimet e para kanë filluar me agjentët e futbollistit me “Los Blancos”, që e duan me çdo kusht transferimin e gjermanit.
29-vjeçari është i hapur për t’u larguar nga Bayerni pas nëntë viteve qëndrim në “Allianz Arena”, derisa klubi bavarez kërkon të fitojë rreth 50 milionë euro nga shitja e tij.
Në garë për Kimmich janë edhe Barcelona, Arsenal, Liverpool dhe dy skuadrat nga Manchesteri, City e United.
Të tjera
Meshkujt që nuk mund t’i bëjnë 10 pompa janë më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës
Krimi dhe politika: Zbulime nga vëllai i Dajakut për strukturat e financuara nga fondi i 3% të Bukoshit
Ushqimet që asesi nuk duhet t’i lani para gatimit