Rinia: ishte kjo tema që nxiti debate në studion e “Pa filtra” ku për pasojë u përplasën dy panelistet, Erjola dhe Shqipja duke debatuar me tone të lartë të zërit. Siç e lartpërmendëm shkak u bë tema për rininë, ku sipas një të ftuarit, rinia nuk përballet me jetën e vetë, por mbahen ende pas prindërve dhe familjarëve.
Teksa foli për rininë shqiptare, Hysenaj u shpreh se nuk duhet përgjithësuar, ndërkohë që Doçi iu drejtua duke i thënë që të dëgjojë të ftuarin. Pas kësaj Hysenaj i kërkoi Doçit të ulë zërin.
Pjesë nga debati në studio:
I ftuari: Rinia shqiptare nuk po ecën.
Hysenaj: Më vjen shumë keq që ke këtë mendim. Ke plot të rinj që janë mundur të zgjidhin jetën e tyre. Po përgjithëson.
Doçi: O Shqipe po të dëgjosh…, siç thotë i mençuri, i mëson dy llafe. Mos më ndërhy Shqipe. Kjo nuk dëgjon. Po të dëgjojë i mëson dy gjera.
Hysenaj: Ule zërin Eriola! Ul zërin se dukesh shëmtuar në kamera, të lutem! Se ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.
Doçi: Ti je me filtra aty ku ne jemi pa filtra.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së